Vlorë, 17 gusht 2011, NOA – Një 29-vjeçar nga Patosi i Fierit është arrestuar në Vlorë pasi aksidentoi një makinë tjetër ku ndodheshin dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Personi i arrestuar është 29-vjeçari Klodian Rustem Xhufi.
Aksidenti për të cilin ai u arrestua ndodhi dje rreth orës 14.50, në aksin rrugor Dhërmi-Himarë.
Klodian Xhufi duke kaluar nëpër kthesat e fshatit Iljaz me automjetin me targë TR 4096 R ka qarkulluar në krah të kundërt dhe për pasojë ka përplasur automjetin me targa greke YXB 2814, duke aksidentuar dy personat që udhëtonin në të.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i makinës me targa greke shtetasi 36-vjeçar K. K., banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçarja E. K., banuese në Fier, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Aksidenti ndodhi për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
mit/NOA