Delvinë, 17 gusht, NOA – Një punonjës i policisë është plagosur mbrëmjen e djeshme me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës, pas një konflikti mes punonjësit të policisë dhe një 18-vjeçari.
Polici i plagosur është Harun Halo, i cili ka debatuar me 18-vjeçarit Xhulian Kotolloshi. Mësohet se debati ka ardhur për shkak të motorit që kishte 18-vjeçari. Pas shkëmbimit të fjalëve, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar punonjësin e rendit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se efektivi i policisë, 40-vjeçari Halo është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë që kolegët e tij kanë marrë masat dhe për ndalimin e 18-vjeçarit.
a.k/NOA