English

Posterat “Vdiq Sali Berisha”, kryeministri kërkon lirimin e menjëhershëm të 4 të dyshuarve

Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Kryeministri Sali Berisha kërkon lirimin e menjëhershëm të katër të rinjve të cilët u ndaluan nga Policia e Tiranës duke vendosur postera me tekstin “Vdiq Sali Berisha”.

Burime pranë Kryeministrit i konfirmuan mbrëmjen e sotme agjencisë NOA se kryeministri ka kërkuar nga Policia e Shtetit që nga Komisariati nr 3 të lirohen katër të dyshuarit për mashtrim publik,

Për kryeministrin Berisha, këto postera “në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjeshtë përsëritja e radhës së sindromat obsesiv mortor të skenaristit të tyre z.Edi Rama që ushqen dhe ngushëllon veten e tij duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij”.

Shpërndahen në Tiranë, postera: “Vdiq Sali Berisha”

KOMENTE