Londër, 17 gusht, NOA - Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë, janë në qendër të vëmendjes për turistët britanikë, duke ndikuar kështu në rritjen e industrisë turistike të Ballkanit.
Këtë e tregon një raport i publikuar në britaniken “Daily Telegraph”, tregohet sesi republikat ish-jugosllave por edhe Shqipëria, janë ndër vendet më mira për turizëm në Ballkan.
Ndërsa Maqedonia rezulton të jetë më e zbuluara nga radarët e turizmit. Kjo falë edhe pasurive të tilla historike si Aleksandri i Madh, Nënë Tereza apo lidhjet dhe konfliktet me Greqinë fqinje, por sidomos për qytetin e Ohrit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.
Një vend tjetër i përmendur për prirjen rritëse të turistëve britanikë paraqitet ndërkaq, edhe Bosnjë-Hercegovina, me një rritje 39%, duke pohuar se turizmi boshnjak po përjeton një rilindje. Kurse Sarajeva, kryeqendra e Bosnjës, paraqitet si një ofertë sidomos për dimrin.
Ndërkaq, Shqipëria paraqitet si një risi turistike e papritur paketën e rajonit të Ballkanit perëndimor. “Fqinji i mbyllur i Jugosllavisë në kohët komuniste, tashmë rezulton si shumë i hapur për biznesin dhe është votuar si destinacion mjaft i përzgjedhur në listimin e “Lonely Planet” për turizmin”, citon artikulli në fjalë.
Pas saj, renditet Kroacia, si një vend me industri turizmi tashmë të konsoliduar dhe e para që u shërua nga konflikti i fundit i ish-Jugosllavisë, me bregdetin e saj mahnitës të Adriatikut.
n.e/NOA