Shkup, 17 gusht, NOA - Çështje e krijimit të partive politike shqiptare duket sa interesante dhe e çuditshme për faktin se shqiptarët janë rreth 7 milion në Ballkan.
Një popullsi prej rreth 7 milion shqiptarët kanë themelua rreth 150 parti politike. Vallë mos jemi kaq profesionist në politikë!? Nga u buron shqiptarëve dashuria për partitë politike?
Shqipëria me një popullsi afërsisht 4 milion ka të regjistruar në zgjedhjet për në Kuvend në vitin 2009 mbi 80 parti, ndërsa në zgjedhjet vendore të 2011 rreth 60 parti të tilla, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në Republikën e Kosovës me një popullsi 2 milion shqiptarët kanë krijuar mbi 50 parti, në Maqedoni rreth 10 parti shqiptare. Në Malin e Zi ku shqiptarët janë diku 50 mijë banorë me rreth 30 mijë votues kanë 6 parti dhe në Luginën e Preshevës 7 parti.
Por në të vërtetë pse kaq shumë parti politike kemi themeluar gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë?!
Kur flitet për gjendjen katastrofale të skenës politike shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi apo Luginë të Preshevës, jo rrallë mund të dëgjohen arsyetime të tipit 'kemi shumë parti' ose 'shqiptarët duhen të bashkohen'.
Mirëpo, arsyet e vërteta qëndrojnë në përgjigjet e pyetjeve 'Pse kemi kaq shumë parti?' dhe 'Pse shqiptaret nuk bashkohen?.
NOA/INA