Shkup, 17 gusht, NOA - Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker të marten, pas një takimi me kryeministrin Gruevski ka shprehur shqetësimin lidhur me, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, si zgjidhjen e kontestit me Greqinë, etj.
"Natyrisht që biseduam për fushat të cilat vazhdojnë të na shqetësojnë siç janë: sundimi i ligjit, drejtësia e barabartë për të gjithë, liria e medieve etj. Këto janë fushat kryesore për anëtarësim në NATO dhe në përgjithësi për integrimet euroatlantike, ka thënë Riker.
Riker ka theksuar se Maqedonia nuk është duke ecur në rrugën e duhur. “Ka kohë që flasim rreth këtyre çështjeve, bëhet fjalë për çështjet me të cilat përballen edhe vendet e tjera në rajon, por ne jemi të shqetësuar në lidhje me disa tendenca regresive të cilat i shohim në Maqedoni dhe për këtë fryje do të vazhdojmë të bisedojmë për këto çështje”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, në njoftimin e qeverisë, thuhej se, në takim është bërë fjalë për marrëdhëniet politike mes dy vendeve, të cilat janë të bazuara në bashkëpunim reciprok, besim dhe miqësi, kurse janë të vërtetuara me Marrëveshjen për partneritet strategjik.
NOA/INA