English

Shmanget tragjedia në SHBA, kapet autori i sulmit

E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një sulm me bombë ishte planifikuar të ndodhte në një shkollë në Florida, por falë ndërhyrjes së policisë autori i këtij sulmi u ndalua para se të vepronte.

Zëdhënësi i forcave të rendit në SHBA konfirmoi se një i ri i moshës 17 vjeçare, kishte në plan të hynte në ish-shkollën e tij “Freedom High School” për të realizuar një masakër.

Tragjedia mësohet se do të kishte ndodhur të martën e ardhme, në ditën e parë të shkollës.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se studenti i arrestuar, i identifikuar si Jared Cano kishte planifikuar që të vriste të paktën 32 persona, mes tyre edhe dy drejtues të lartë të shkollës.

Nga ana e policisë u gjetën materiale eksplozivi në shtëpinë e tij, ndërsa mendohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë përjashtimi i të riut disa kohë më parë nga shkolla.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Petro Nini20:27 - 17 Gusht 2011
    Sa me kopetente policia / shteti / aq me pak krime !