E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Do të bëhet nënë në mars të vitit 2012, Princesha Viktoria trashëgimtare e fronit të Suedisë e cila u martua vitin e kaluar me ish- trajnerin e saj personal Daniel Westling.
Pas kësaj martese Daniel u bë ligjërisht princ, Duka i Vastergotland dhe kalorës i Seraphin.
Ky lajm u komunikua nga gjykata mbretërore e cila nëpërmjet një deklarate u shpreh se, “Familja mbretërore është e lumtur ndërsa princesha është mirë”, deklaroi zëdhënësja e Pallatit Mbretëror në Stokholm, Annika Sonnerberg.
a.y/NOA