English

Temperaturat e larta, çfarë këshillojnë ekspertët

Tiranë, 17 gusht, NOA- Nga temperaturat e larta të këtyre ditëve janë të rrezikuar më shumë: të sëmurët, fëmijët dhe të moshuarit.

Në detaje, më poshtë janë dhënë këshillat nga ekspertët:

Çfarë duhet të bëni?

1) Pini shpesh dhe shumë ujë (deri në 2 litra ujë në ditë), edhe kur nuk jeni të etur.

2) Hani shumë fruta dhe perime, si dhe ushqime të lehta.

3) Vishni rroba të lehta, me ngjyra të çelëta, pambuku, liri ose me fibra natyrore,

4) Në orët më të nxehta mbyllni perdet.

5) Bëni banja me ujë të vakët.

6) Qëndroni sa më shumë me njerëz të tjerë.

7) Shpenzoni sa më shumë kohë të jetë e mundur në ambiente me ajër të kondicionuar.

8) Konsultohuni me mjekun tuaj para se të merrni kripëra minerale.

9) Pastroni filtrat e kondicionerit rregullisht (aty rezervohen pluhura dhe baktere), dhe rregulloni temperaturën në 25/27 ° C dhe jo shumë të ulët në krahasim me ato jashtë.

10) Në qoftë se ju vuani nga diabeti apo hipertensioni, ose sëmundje të tjera që përfshijnë marrjen e ilaçeve, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj lidhur me reagimet që vijnë prej tyre si shkak i temperaturave të larta.

Çfarë nuk duhet të bëni?

1) Shmangni pijet e gazuara dhe ato që përmbajnë sheqer.

2) Shmangni konsumimin e alkoolit dhe kafen.

3) Shmangni konsumin e gatimeve shumë të nxehta.

4) Kufizoni përdorimin e sobës.

5) Shmangni, sa më shumë të jetë e mundur daljen në rrugë nga ora 12 deri 17.

6) Mos qëndroni përballë me kondicionerin apo në vende ku ju vinë drejtpërdrejtë rrymat e ajrit.

7) Mos lini asnjëherë, madje as për periudha të shkurtra, makinën të parkuar në diell.

8) Reduktoni sa të jetë e mundur përdorimin e penelave te fëmijët dhe ndihmat e ngjashme për të moshuarit.

Sa për të moshuarit – këshillojnë ekspertët – ata duhet të ndjekin një ushqim korrekt dhe hidratues dhe në këtë rast janë fëmijët e tyre ose të afërmit e tjerë që duhet të rrisin vigjilencën. Ushqimet e preferuara janë sigurisht ato të lehtat dhe duhet luftuar tendenca, e cila ndodh në disa të moshuar, të hahet shumë pak kur është nxehtë. E rëndësishme të pinë shumë ujë dhe shpesh. Sa për ajrin e kondicionuar, nuk është mirë të përdoret në temperatura shumë të ulëta. Së fundi, vëmendje të veçantë duhet të kemi edhe për njerëzit me sëmundjet e zemrës, diabetit dhe ato me probleme të frymëmarrjes.

a.e./NOA

KOMENTE