Zbulohet se çdo orë e shikim TV, ju merr 22 minuta nga jeta juaj. Ndërkohë që nëse ju shpenzoni mesatarisht 6 orë në ditë duke parë TV, mund të shkurtoni jetën tuaj me 5 vjet
Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një studim i fundit ka zbuluar se çdo orë në ditë e shpenzuar duke parë TV, DVD dhe video të tjera, zvogëlon jetëgjatësinë me gati 22 minuta.
Ndërkohë që nëse ju shpenzoni mesatarisht 6 orë në ditë duke parë TV, mund të shkurtoni jetën tuaj me 5 vjet.
Studiuesit pretendojnë se kjo mënyrë e të jetuarit është po aq e rrezikshme sa pirja e duhanit apo sëmundja e obezivitetit, për shkak të rreziqeve që paraqiten nga pasiviteti.
Për arritjen e këtij përfundimi, studiuesit përfshinë në studim më shumë se 11.000 persona të moshës mbi 25 vjeç.
Rezultati i studimit u publikua në revistën “British Journal of Sports Medicine”: “Rreziku që kanoset nga shikimi i TV mund të jetë i krahasueshëm me faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike të tilla si pasivitet fizike dhe obeziviteti."
Ky konstatim është i krahasueshëm edhe me të faktorë të tjerë të rrezikut si pirja e duhanit, nënvizuan hulumtuesit.
Studime të tjera tregojnë se një cigare shkurton jetëgjatësinë tuaj me 11 minuta, ekuivalent me një orë e gjysmë të shikuarit TV.
Kërkuesit, nga Universiteti i Queensland, e përdorurën informacionin nga individë të sëmurë me diabet, obezivitet, nga stili i jetesës së australianëve, së bashku me të dhënat e popullsisë dhe normat e vdekjeve.
Studiuesja Sally Davies që shihni tek kjo foto u shpreh: "Ndërsa ne përdorëm të dhënat e Australisë, efektet në vendet e tjera të industrializuara dhe në zhvillim ka të ngjarë të jenë të krahasueshme, duke pasur parasysh se një e pjesë e madhe, shumicën e kohës, preferon të shohë TV dhe ngjashmëritë në modelet e sëmundjes."
Në Mbretërinë e Bashkuar, sasia mesatare e kohës që shpenzohet për të shikuar TV është katër orë në ditë, ndërkohë që ne Shtetet e Bashkuara kjo mesatare është pesë orë. Kurse në Shqipëri kjo mesatare ditore llogaritet midis 4-6 orë.
a.k/e.t/NOA