Korçë, 17 gusht 2011, NOA- Një 62 vjeçar nga qyteti i Korçës ka trokitur në dyert e policisë për të shpëtuar nga duart e djalit të tij 29 vjeçar.
Shkak për këtë është bërë fakti se i moshuari me iniciale M.L banues në fshatin Omon të Korçës, është rrahur fizikisht dhe i është ushtruar dhunë psikologjike nga i biri i tij për një kohë të gjatë, çka i ka sosur edhe durimin.
62 vjeçari e ka denoncuar djalin, duke kërkuar zgjidhje për fatin e tij me shpresën për ti shpëtuar dhunës, duke i drejtuar sytë për ndihmë tek uniformat blu.
Këto të fundit e kanë marrë menjëherë në mbrojtje viktimën e 29 vjeçarit, ndërsa burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë me dije se ndaj autorit të dhunës së babait të moshuar nisi procedimi penal nga ku pritet që drejtësia të veprojë kundër të riut agresor.
a.y/NOA