E mërkurë, 17 gusht 2011, NOA- Policia sllovake pas disa ditë hetimesh ka zbardhur vrasësin e dyshuar që kreu vrasjen e Vigan Gërgurit në qendër të Bratisllavës në Sllovaki.
Lajmi bëhet i ditur nga Enti i Kriminalistikës së policisë sllovake, ku siç thuhet vrasësi është 32 vjeçari Jeton Vokrri nga Kosova. Ai të premten e kaluar dyshohet se ka shprehur armët mbi trupin e 27 vjeçarit Vigan Gërguri nga Prishtina, derisa po rrinte në një kafene në qendër të Bratisllavës.
Jeton Vokrri, sipas policisë sllovake, është parë nga kamerat e sigurisë në lokacionin ku u krye vrasja. Raporti i policisë bën të ditur se ai është një person i rrezikshëm dhe pjesëtarë i rrjetit ndërkombëtar për trafikimin e drogës. Vokrri ishte lajmëruar se banonte me adresë në Hungari, ndërsa viteve të fundit ishte parë kryesisht në Çeki. Ndaj tij është lëshuar edhe një flet-arrest ndërkombëtar nga Europol dhe Interpol.
Policia sllovake deri tani po heton motivet që kanë çuar në kryerjen e kësaj vrasje dhe dyshimet për përfshirjen e viktimës së vrarë në ndonjë aktivitet të paligjshëm.
(INA)/NOA