Shkup, 18 gusht, NOA - Dy shtetas peruanë janë arrestuar pasditen e djeshme në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” për trafik droge. Punonjësit e policisë kanë dyshuar se dy personat kishin futur në stomak drogë.
Sipas policisë, menjëherë pas ndalimit të tyre, ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit, ku pas kalimit në skaner u është konstatuar se ata në stomak kishin mbi 60 pako drogë.
Jozyrtarisht u theksua se bëhet fjalë për lëndë narkotike kokainë në gjendje të lëngët, ku nga përpunimi i tyre i mëtejmë nxirren sasi më të mëdha të drogës.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës do të zbardh detaje të reja mbi kapjen e dy shtetasve peruanë dhe përfshirjen e tyre në një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.
NOA/INA