E ente, 18 gusht 2011, NOA- Bashkimi Europian është shprehur sot se Presidenti i Sirisë Bashar al Assad ka humbur çdo lloj legjitimiteti në sytë e popullit dhe për këtë i duhet të lërë pushtetin.
Kjo deklaratë i lëshua nga diplomatja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Catherine Ashton.
Një kërkesë e ngjashme erdhi në një deklaratë të përbashkët të Nicolas Sarkozy, Angela Merkel dhe David Cameron.
“Dhuna në Siri duhet të ndalet menjëherë”, shkruan liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
a.y/NOA