English

Berisha: Korrupsioni, lufta nuk ka mbarim (VIDEO)

Tiranë, 18 Gusht 2011 NOA/ Ariola Ymeraj - Kryeministri Sali Berisha tha sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e transparencës në themel të çdo praktike e procedure është kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme.

“Lufta kundër korrupsionit është dhe do të mbetet parimi më themelor, është dhe do të mbetet reforma e të gjitha reformave të këtij vendi, pasi kjo luftë është kusht vendimtar për suksesin e çdo reforme. Kjo është një betejë e pandërprerë. Historia e korrupsionit është histori ndër më të dhimbshmet. Korrupsioni përbën një abuzues madhor të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të çdo vendi, ku ai shfaqet. Ai krijoi tek shqiptaret, në skemat piramidale, tronditjet më të mëdha shoqërore të tyre, krijoi në botë, në krizën e fundit, një nga tronditjet më të mëdha që nga vitet ‘30 gjer sot. Korrupsioni, fatkeqësisht, ka bazë gjenetike, në sensin që njeriu është lakmitar dhe kufijtë e lakmisë së tij ose vështirësia e ndarjes të lakmive të tepërta bëjnë që individi të shkasë, ndaj është detyra e institucioneve shtetërore, e ligjeve dhe praktikave që ta mbrojnë atë, për të mos rënë në korrupsion”, - tha Berisha.

262

Në funksion të garantimit të transparencës maksimale dhe luftës antikorrupsion, Kryeministri kërkoi shqyrtimin e të gjitha procedurave administrative me qëllim kalimin e tyre në procedura dixhitale, shqyrtimin e kalimit të lejeve dhe licencave të mbetura në One stop shop-in për lejet e licencat.

Transparenca dhe përpjekjet kundër korrupsionit, - theksoi Kryeministri - kanë bërë që modeli ekonomik i vendit të funksionojë në shkallë të tillë që, në rast se në botë, investimet e huaja direkte ranë nga viti 2007 në vitin 2010 me 37 përqind, në Shqipëri, ato u rritën 300 përqind, nga viti 2006 në vitin 2010, që të dyfishojmë të ardhurat, në një hark kohor katëvjeçar, duke përgjysmuar taksat, të rrisim nga viti 2006 e gjer më sot, me 120 përqind rrogat e sektorëve kryesorë të ekonomisë, pensionet dhe biznesi shqiptar, të trefishojë eksportet në 6 vite.

KOMENTE