English

Bisin, bakteri nga trupi i njeriut që i mban ushqimet të freskëta

Tiranë, 18 gusht, NOA- Përdorimi i një bakteri të parrezikshëm dhe i pranishëm në trupin e njeriut, për të ndihmuar në ruajtjen e ushqimeve. Kjo është mënyra e zgjedhur nga një kërkim i Universitetit të Minesotës, drejtuar nga Dr. Dan Sullivan.

Puna e ekspertëve merr shkas nga Longum Bifidobacterium, një bakter i padëmshëm që gjendet në zorrët e njeriut.

Sipas studiuesve, ky bakter prodhon Bisin, një ruajtës me shumë vlera.

Së pari, është 100% natyral, dhe për këtë arsye nuk sjell efekte anësore si përbërësit kimikë.

Si përfundim, nuk do përdoret një substancë kimike, por një përbërës natyror, efektiviteti i të cilit mund të zgjasë për disa vjet. Përveç kësaj, ekipi mendon se ai është i aftë të bllokojë dhe të shkatërrojë patogjenë të rrezikshëm, në radhë të E. Coli dhe salmonelën I vetmi kufizim është se Bisin përdoret vetëm në frutat dhe perimet.

a.e./NOA

KOMENTE