Bulqizë, 18 gusht, NOA – Minatorët e Bulqizës kanë bllokuar rrugën nacionale në këtë qytet, në mbështetje të kolegëve të tyre që janë futur në grevë urie prej 25 ditësh.
Rruga nacionale mësohet se është bllokuar nga dhjetëra minatorë.
Ndërkohë që forcat e policisë po përpiqen që të zhbllokojnë rrugën. Mësohet se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ka dhe forca policie që kanë mbërritur nga Tirana. Mësohet se policia ka përdoru shkopinj gome ndaj minatorëve që kanë bllokuar rrugën.
Minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve të punës në minierat dhe rritjen e pagës. Ndërkohë që prej 25 ditësh kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga firma të cilës qeveria i ka dhënë koncesionin për shfrytëzimin e minierave.
a.k/NOA