English

Hagë, kapet shpërfillësi i drejtësisë, dëshmitar kyç në gjyqin e Haradinaj

E enjte, 18 gusht 2011, NOA- Pasditen e sotme është kapur Shefqet Kabashi i cili prej disa vitesh i shmangej përballjes me drejtësinë.

Kabashi i cilësuar si dëshmitar kyç në procesin kundër Ramush Haradinaj ishte paditur katër vite më parë pasi nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tribunalit të Hagës për të dhënë dëshminë e tij në procesin e parë gjyqësor.

Kabashi pritet të japë dëshminë e tij ditën e nesërme, pasi nga ana e trupit të akuzës dëshmia e tij cilësohet vendimtare dhe nëse nuk dëshmon atëherë do të arrestohet.

a.y/NOA

KOMENTE