English

Kafeina mbron lëkurën nga dielli

SHBA, 18 Gusht NOA - Kafeina shërben shumë për të mbrojtur lëkurën nga rreziqet që kanos dielli, duke arritur të parandalojë tumorin në lëkurë.

Është ky rezultati i një studimi të drejtuar mbi minjtë dhe më pas të publikuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences.

Kafeina, bazuar në shpjegimet e studiuesve të Rutger University (SHBA), prodhon një proteinë që quhet ATR, në gjendje të lokalizojë dëmet e ADN-së.

Të modifikuar gjenetikisht, minjtë pa ATR-në kanë zhvilluar kancerin e parë tre javë më pas se sa minjtë normalë.

r.b/NOA

KOMENTE