English

Krijohet vaksina që mposht varësinë ndaj heroinës

E enjte, 18 gusht 2011, NOA- Kërkuesit e Scripps Reasearch Institute të La Jolla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të krijojnë një vaksinë kundër heroinës.

Ky lajm bëhet i ditur në gazetën, “Journal of Medicinal Chemistry”, e cila ka publikuar studimin në të cilin tregohet se vaksina ka treguar efikasitet teksa është aplikuar tek minjtë.

Bëhet fjalë për një përzierje në të cilën përbërësi kryesor është një molekulë e ngjashme me heroinën, e cila degradohet nga organizmi dhe stimulon një përgjigje imunitare shumë të fortë dhe specifike të molekulave në të cilat konvertohet normalisht heroina nga trupi njerëzor.

Teksa është aplikuar tek minjtë kjo vaksinë stimulon prodhimin e antitrupave specifikë të cilët nuk veprojnë kundër drogave të tjera por ndihmojnë ilaçet e përdorura për të luftuar varësinë.

Siç shpjegon Kim Janda, autor kryesor i këtij studimi, “kjo do të thotë që mund të përdoret kombinimi së bashku me terapi të tjera për rehabilitimin nga heroina”.

Sipas autorëve përdorimi i kësaj vaksine mund të ndihmojë që të limitohet përhapja e HIV-it nëpërmjet shkëmbimit të gjilpërave të ndotura.

a.y/NOA

KOMENTE