Beograd, 18 gusht, NOA – “Ndoshta në ëndrrat e saj, Edmonda nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të martohej me një djalë si Zoran, të kishte një fëmijë me të dhe të jetonte në vendin e tij”. Kështu nis një artikull i posaçëm i prestigjiozes “Associated Press”, dedikuar dukurisë së martesave të vajzave shqiptare më djem serbë, e shtuar kjo së fundmi.
“Ajo është një myslimane shqiptare, ai është një ortodoks serb i krishterë, ndërsa njerëzit e tyre kanë qenë të zhytur në një urrejtje etnike dhe fetare gjatë luftës së përgjakshme të Kosovës për pavarësi.
Por Edmonda Kardaku u martua me Zoran Tomiç, duke iu bashkuar qindra bashkatdhetareve të saj, kryesisht myslimane dhe katolike, të cilat e kanë thyer tabunë duke u martuar me meshkuj nga zonat rurale të Serbisë, ku gratë kanë qenë të detyruara të largohen në drejtim të qyteteve apo jashtë vendit, duke shkaktuar një rënie alarmante popullsisë”, vijon artikulli në fjalë.
Duke vijuar me faktin se Serbia dhe Shqipëria kanë qenë fqinjë të shqetësuar për brezat. Por kur lufta shpërtheu mbi çështjen etnike nga shqiptarët e Kosovës për shkëputje nga Serbia në fund të viteve 1990, përbuzja u kthye në zemërim vrastar.
Dhe se deklarata e vitit 2008 për pavarësinë e Kosovës, e mbështetur nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare, e thelloi më tej armiqësinë. ”Por serbi Zoran, 37-vjeçar, thotë se ai përfaqëson një brez të ri, i cili është i lirë nga fanatizma të tilla.
Unë nuk bëj kujdes se çfarë mendojnë njerëzit në lidhje me gruan time, ata jetojnë në një moshë të ndryshme - tha ai, duke shtuar se ai nuk ka ndërmend për ta detyruar gruan e tij për të ndryshuar fenë e saj”, citon artikulli i AP-së.
Sa për Edmondën, 36-vjeçare, ndarjet etnike nuk kanë rëndësi dhe thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në dashuri me njëri-tjetrin.
"Kur isha e re, gjyshërit e mi më kishin folur në lidhje me këtë armiqësi dhe kështu bënë edhe prindërit e mi, por kur pashë Zoran, askush nuk mundi të më ndalojë më", citon “AP” fjalët e gruas së re shqiptare, e cila tashmë është shtatzënë prej 4 muajsh.
Kërkimi i gjatë i Zoranit për një nuse, nisi nga komuniteti i tij i largët, nga 12 shtëpi në Serbinë jugore përtej kufirit në veri të Shqipërisë. Ai bëri disa udhëtime në një fshat ku ai u prezantua në dhjetëra gra nga një mbles shqiptar.
"Por unë nuk e pëlqeva asnjërën, derisa takova Edmondën", tha Zoran. Madje ai tregon edhe sesi u mor një ditë të tërë për negociata me prindërit e saj para se ata të binin dakord për ta lënë vajzën e tyre të shkojë me të.
“Edhe bindja financiare më ndihmoi gjithashtu. Unë bleva saj një unazë floriri, një gjerdan, një byzylyk dhe një palë vathë. Dhe në fund, ata ranë dakord", tha Zoran.
Në fund, artikulli i “AP”-së tregon stuhia e martesave shqiptaro-serbe, filloi në vitin 2008 kur një grup njerëzish të moshuar nga Serbia jugore formuan një grup të quajtur "Beqarët e vjetër të Rashkës".
“Serbia dhe Shqipëria - si shumica e kombeve të Ballkanit - janë përballur me një eksod masiv të të rinjve nga zonat rurale në kërkim të një jete më të mirë, duke i kthyer shumë vendbanime të vogla në fshatra fantazmë. Luftërat etnike në Ballkan në vitet 1990 e përshpejtuan problemin.
Në Serbi, janë kryesisht gra që i kanë ikur varfërisë dhe staniacionit. Por në Shqipëri, janë më shumë burra që zhvendosen, - thotë Momir Kovaçeviç, një aktivist i vjetër Rashka, i cili shpjegon përse kjo marrëveshje për martesa ndëretnike funksionon. Ai tha se grupi i tij ndihmoi në grumbullimin e rreth 40 martesave.
Aktualisht, ka rreth 8.000 kërkesa në pritje të emigracionit paraqitur nga burrat serbë për gratë shqiptare, që shpresojnë të martohen, - tha Pavlo Jaku, një avokat që përfaqëson minoritetet serbe në Shqipëri. Rreth 1.000 martesa të tilla kanë ndodhur.
Në Rashka, ne tani kemi më shumë se 100 martesa shqiptaro-serbe, të cilat kanë prodhuar rreth 50 fëmijë, - tha Radosav Matoviç, - biri i të cilit u martua me një grua shqiptare. Dhe ne kemi pasur vetëm një divorc.
Mosha mesatare në Serbi është 41 vjeç dhe rreth 20 për qind e njerëzve në këtë vend prej 7 milionë janë mbi 65 vjeç. Në 370 fshatra, vetëm një fëmijë ka lindur në dekadën e fundit. Me një nga normat e lindjeve më të ulëta të Evropës, popullsia ka rënë me një mesatare prej 55.000 njerëz në vit”, përfundon artikulli i “AP”-së.
n.e/NOA