Korçë, 18 gusht NOA – Mbjellja e lëndëve narkotike ka vënë në pranga një grua dhe ka shënuar nisjen e procedimit penal për një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kishnik të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Pas aksionit të policisë në këtë fshat është gjetur një sasi prej 35 rrënjë lëndë narkotike, e mbjellë para shtëpive.
Policia arrestoi 41-vjeçaren me inicialet Zana.B dhe filloi procedimi penal në gjendje të për 41-vjeçaren Violeta.B.
Policia ka nisur hetimet dhe për tregun ku do të shitej kjo lëndë. Ndërkohë që 35 rrënjët janë asgjësuar nga forcat e rendit. Ndaj dy grave ka nisur procedimi penal për veprën e “Kultivimit të bimëve narkotike”.
a.k/NOA