English

Netanyahu: Ndëshkim për gjithë ata që qëllojnë

E enjte, 18 gusht 2011, NOA- Kush qëllon Izraelin paguan një çmim të rëndë, kështu është shprehur Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se, “Kur qëllojnë qytetarët duhet të presin një përgjigje energjike të tonën. Të gjithë ata që kanë thyer urdhrat dhe që kanë qëlluar mbi qytetarët tanë dhe që më pas u fshehën në Gaza, duhet ta dinë se nuk do jenë më të gjallë”.

Kjo deklaratë u lëshua nga Netanyahu duke iu drejtuar liderëve të komitetit palestinez pas të vrarëve nga sulmi ajror izraelit, pas atentatit në Eliat.

a.y/NOA

KOMENTE