Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Sapo ka filluar ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana. Me plot një orë vonesë, për shkak të një situatë kaotike në stadiumin e Korçës.
Korrespondentja e agjencisë NOA e cila po ndjek situatën raporton se ndeshja tashmë ka filluar dhe kjo ka ardhur pasi tifozët e ekipit të Tiranës u lejuan që të futen në stadium tek Tribuna C.
Përgjatë një ore, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzuan të nisnin lojën edhe pse gjendeshin në fushë krahas lojtarëve korçarë, ndaj dhe u rrezikua të mos zhvillohej ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.
Tifozët e Tiranës ishin përcaktuar të qëndronin në Tribunën C por pranë tyre gjenden edhe tifozët e Skënderbeut.
Policia kishte krijuar një kordon duke mos lejuar që tifozët e Tiranës të uleshin tek Tribuna C.
Pati ndërhyrje nga ana e presidentit të ekipit Skënderbeu si dhe nga homologu i tij për Tiranën dhe situata u stabilizua. Tifozët e kryeqytetit u ulën te tribuna C dhe ndeshja ka nisur.
a.f/NOA
Vijon...