English

Pasqyra e shtypit, 18 gusht 2011

Tiranë, 18 gusht, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 18 gusht 2011.

“Gazeta Shekull” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Studenti: Orët tona në qeli për posterat “Vdiq Berisha”, i cili pasqyron një intervistë me një pre të rinjve të Rinisë Aktive që u arrestuan dy ditë më parë. Disa tituj të tjerë janë; “Tabela, pagat e reja për Ambasadat”, “Horrori në Korçë, rrëfehet 84-vjeçari: Më vodhi 3 milionë lekë”.

“Gazeta Panorama” ka si argument kryesor: “Braçe kundër Ramës: “Kursi i ri nuk është heshtja, protestat duhet t’i udhëheq opozita”, i cili flet për qëndrimin e deputetit të PS. Disa tituj të tjerë janë; “Vrasja në Kamëz për këngëtaren e lokaleve në Zvicër”, “Tiranë, atentat dëshmitarit të vrasjes në vitin 2009”, “Birra Korça trefishoi ekspertët drejt Amerikës”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Kalaja e Lezhës ju shit deputetit të PS”, i cili flet për një shkrim abuziv të kalimit ta pasurive publike në përdorim. Disa tituj të tjerë janë; “Pikët për çdo student”, “Dumka: Liljanën e vrava se më prishi lekët e varrimit”, “Deputetë do të dalin 55 vjeç në pension”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rokada në institucione, dy ministra në lojë” i cili flet për ndryshimet në qeveri. Disa tituj të tjerë janë; “OSBE: Tirana, kryebashkiak me vjedhje”, “Lirohen katër të rinjtë: Orët në qeli për traktet kundër Berishës”, “Sequi paralajmëron ngecje të integrimit”, “Dy adoleshentë plagosin policin”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Gafa e Edi Ramës me Kolegjin dhe KQZ”, i cili i referohet letrës publike të kreut të PS-së dhe qëndrimit për zgjedhjet. Disa tituj të tjerë janë; “PD: Rama thuri “21 Janarin”, aludon dhe për trazira si në Londër”, “Monstra i Korçës” dorëzohet: E vrava Lilin për 300 mijë lekë”, “Orgesa Zaiaimi: Jeta ime në Europë ka qenë plot aventura”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE