English

Policia e Tiranës flet për vrasjen e Markut dhe kapjen e Vladit (VIDEO)

Tiranë, 18 Gusht 2011 NOA - Kapet në Tiranë autori i dyshuar i vrasjes së 30 vjecarit, Paulin Marku, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini del në konferencë për shtyp:

“Dy ditë më parë, Shërbimet e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, morën njoftim rreth orës 19.55’, se në afërsi të mbikalimit të Kamzës, është vrarë më armë zjarri shtetasi Paulin Marku, 30 vjeç, me banim në Tiranë, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të Kmisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.

Sa më sipër, falë një pune të shpejtë hetimore të realizuar nga strukturat Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj vrasje.

263

Kështu, mbrëmë u bë arrestimi i shtetasit Doxh (Astrit) Shaqir Vladi, 34 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim, për motive të dobëta, ka vrarë me paramendim me armë zjarri 30 vjecarin Pavlin Mark Marku, nga Puka me banim në Tiranë.

Në momentin e vrasjes, viktima Paulin Marku, po lëvizte me një motor, ku u qëllua disa herë me armë zjarri tip pistoletë nga autorët, të cilët në një automjet janë larguar menjëherë nga vendi i krimit. Ndaj autorit të dyshuar u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale Vrasje me dashje”.

KOMENTE