English

Protestë topless në Kiev

Kiev, 18 Gusht NOA - Kanë protestuar me gjoks të zhveshur kundër arrestimit të ish kryebashkiakut dhe liderit aktual të opozitës, Iulia Timoshenko, por janë ndalur nga policia.

Protagonist të kësaj iniciative kanë qenë, dy vajza të reja të grupit të njohur Femen, që janë prezantuar topless në Kiev, pranë gjykatës që po zhvillohet procesi kundrejt heroinës të revolucionit portokalli, të cilat kanë ndezur situatën dhe janë prezantuar me një parullë duke bërtitur: “Liri opozitës së vërtetë”.

Në harkun e dhjetë minutave agjentët i kanë ndalur dhe i kanë larguar menjëherë. Iulia Timoshenko është arrestuar më 5 gusht për shkak të sjelljes irrituese ndaj gjyqtarëve dhe dëshmitarëve gjatë procesit ku e akuzuar ishte vetë ajo.

r.b/NOA

KOMENTE