Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Vazhdon momentalisht një situatë kaotike në stadiumin e Korçës ku edhe pse kanë kaluar afro 50 minuta, ende nuk po fillon ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana.
Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se ndeshja nuk ka filluar dhe kjo ka ardhur pasi shumë tifozë të ekipit të Tiranës janë penguar që të futen në stadium.
Në këto momente, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzojnë të nisin lojën edhe pse gjenden në fushë krahas lojtarëve korçare, duke bërë që ende të mos nisë ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.
Mësohet se tifozët e Tiranës ishin përcaktuar të qëndronin në Tribunën C por pranë tyre gjenden edhe tifozët e Skënderbeut.
Policia ka krijuar një kordon duke mos lejuar që tifozët e Tiranës të ulen tek Tribuna C.
Nëse ndeshja nuk fillon brenda 15 minutave të mëpasshme ajo sipas rregullores do të anulohet.
Vijon...