English

Schwarzenberg: Pas Kroacisë, Ballkani Perëndimor të futet patjetër në BE

Vjenë, 18 gusht, NOA - Ministri i Jashtëm Çek, Karel Schwarzenberg, në një intervistë për “Die Presse” ka thënë se pas pranimit të Kroacisë, Bashkimi Evropian duhet së pari të pranojë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipërinë.

"Pas pranimit të Kroacisë, BE-ja duhet të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe ai do të ushqejë një bombë me sahat në këtë rajon", tha ai.

“Pas Kroacisë, Bashkimi Evropian duhet të merret vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për sa kohë nuk e kemi bërë këtë, ne ruajmë me zell të madh një tjetër bombë me sahat. Kufijtë janë të papërfillshëm, e kjo është e mundur vetëm në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, ne jemi duke krijuar vetëm trazira sociale me përqindjen lokale të papunësisë deri në 60 për qind”, tha ai.

Duke deklaruar më pas se qëndrimi i Republikës Çeke ndryshon në fakt nga ai i Presidencës polake të BE-së, lidhur me integrimin e dy vendeve lindore, Moldavisë dhe Ukrainës, para vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi që Moldavia dhe Ukraina të vijnë të dytët. Kjo megjithëse bisedimet e BE-së me Ukrainën po ecin mjaft mirë dhe Moldavia nga ana e saj, është duke bërë përpjekje të mëdha për reforma. E gjithë kjo do të vazhdojë të marrë disa vjet kohë”, tha ai, duke theksuar në këtë mënyrë faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, duhet të jenë në radhën e parë të BE-së sa i përket zgjerimit të afërt të tij.

n.e/NOA

KOMENTE