Durrës, 18 gusht 2011, NOA- Një sherr mes disa të rinjsh ka bërë që tre prej tyre të plagosen rëndë, ndërsa dy nga ata janë drejtuar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen 15 të këtij qyteti ku të përfshirë në sherrin me thika i cili nuk bëhet i qartë se si ka nisur, ka pasur për protagonistë tre djem të rinj.
Sipas të dhënave paraprake dy nga të plagosurit që janë nisur drejt Tiranës janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa thuhet se njëri prej tyre është goditur me thikë në zemër.
a.y/NOA