Lipjan, 18 gusht, NOA – Fenomeni i kultivimit të drogës duket se po bëhet shqetësues edhe në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së djeshme, forcat e rendit kanë bërë të mundur identifikimi dhe sekuestrimin e një parcele të madhe të mbjellë me kanabis sativa.
780 rrënjë ishin mbjellë në Lipjan, ku pas sinjalizimit të policisë nga banorët është bërë dhe shkatërrimi i tyre.
Policia e Kosovës po heton për personat që kanë kultivuar drogën dhe tregun për ku ishte destinuar.
a.k/NOA