Prishtinë, 18 gusht 2011, NOA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri priti sot në një takim ambasadorin e Francës, Jean-François Fitou.
Fokusi kryesor i këtij takimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit dhe luftimin e kontrabandës dhe krimit sidomos në veriun e Kosovës. Me tej u vlerësua plani i Ahtisarit si një mundësi e mirë për serbët e veriut në realizimin e një mirëqenie me të mirë për zhvillim ekonomik.
Në vijim ambasadori Fitou, përsëriti faktin se Franca mbështet fuqishëm shtetin e ri të Kosovës dhe sovranitetin e vendit, si dhe angazhohet për zhvillimin e saj dhe për rritjen e njohjeve.
a.y/NOA