Angli, 18 Gusht NOA - Tottenham është në kërkim të shërbimeve të Emmanuel Adebayor.
Harry Redknapp ka konfirmuar se aktualisht një tratativë e tillë është duke u zhvilluar me Manchester City dhe gjithçka po flitet rrotull sulmuesit togolez, i cili nuk bën pjesë aspak në planet e Mancinit pa huazimit tek Reali i Madridit.
“Presidenti ynë është në bisedime me City, por nuk e di me siguri se në ç’pikë të marrëveshjes jemi”, - deklaroi Redknapp.
r.b/NOA