Minutë pas minute
Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Vetëm 12 minuta nga nisja, është ndërprerë ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana.
Edhe pse filloi me plot një orë vonesë, për shkak të një situatë kaotike në stadiumin e Korçës, incidentet janë rikthyer sepse një numër tifozësh janë futur në fushë, duke bërë që të ndizet situata dhe të nisë konfrontimi me policinë.
Për më tepër, në fushë po hidhen momentalisht fishekzjarrë të llojeve të ndryshme dhe një re tymi është ngritur në një pjesë të fushës pranë Tribunës C ku ndodhen tifozët e Tiranës, raporton korrespondentja e agjencisë NOA e cila po ndjek situatën.
***
Përgjatë një ore, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzuan të nisnin lojën edhe pse gjendeshin në fushë krahas lojtarëve korçarë, ndaj dhe u rrezikua të mos zhvillohej ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.
Tifozët e Tiranës ishin përcaktuar të qëndronin në Tribunën C por pranë tyre gjenden edhe tifozët e Skënderbeut.
Policia kishte krijuar një kordon duke mos lejuar që tifozët e Tiranës të uleshin tek Tribuna C.
Pati ndërhyrje nga ana e presidentit të ekipit Skënderbeu si dhe nga homologu i tij për Tiranën dhe situata u stabilizua. Tifozët e kryeqytetit u ulën te tribuna C dhe ndeshja ka nisur.
a.f/NOA
Vijon...