English

Trazirat në stadium, rifillon ndeshja Skënderbeu-Tirana

Minutë pas minute

Korçë, 18 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Ka rinisur ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana e cila vetëm 12 minuta nga nisja, ishte ndërprerë për shkak se disa tifozë u futën në fushë.

Edhe pse filloi me plot një orë vonesë, për shkak të një situatë kaotike në stadiumin e Korçës, incidentet u rikthyen sepse një numër tifozësh arritën të hyjnë në fushë, duke bërë që të ndizej situata dhe të niste konfrontimi me policinë.

Për më tepër, në fushë u hodhën fishekzjarrë të llojeve të ndryshme dhe një re tymi u ngrit në një pjesë të fushës pranë Tribunës C ku ndodhen tifozët e Tiranës.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila po ndjek situatën, raporton se katër tifozë kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve.

***

Përgjatë një ore, lojtarët e ekipit të Tiranës refuzuan të nisnin lojën edhe pse gjendeshin në fushë krahas lojtarëve korçarë, ndaj dhe u rrezikua të mos zhvillohej ndeshja finale që duhet të shpallë kampionin e Superkupës së Shqipërisë.

Tifozët e Tiranës ishin përcaktuar të qëndronin në Tribunën C por pranë tyre gjenden edhe tifozët e Skënderbeut.

Policia kishte krijuar një kordon duke mos lejuar që tifozët e Tiranës të uleshin tek Tribuna C.

Pati ndërhyrje nga ana e presidentit të ekipit Skënderbeu si dhe nga homologu i tij për Tiranën dhe situata u stabilizua. Tifozët e kryeqytetit u ulën te tribuna C dhe ndeshja ka nisur.

Në këto pak minuta të pjesës së parë, rezultati është i bardhë pa asnjë gol të shënuar nga dy ekipet pretendente të Superkupës.

a.f/NOA

Vijon...

KOMENTE