Spektakli i famshëm ndërkombëtar X-Factor mbërrin edhe në Shqipëri. Patenta e njohur vjen në Televizionin Kombëtar Klan i cili këtë sezon të ri televiziv pritet t’i dhurojë teleshikuesve shqiptarë këtë spektakël drithërues, krahas shumë prodhimeve të tjera.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu do të jetë ajo që do të drejtojë spektaklin e famshëm “X-Factor Albania”.
Duke folur me gazetën “Koha Jonë”, Alketa Vejsiu ka pohuar se së shpejti do të lançohet nisja në Shqipëri e spektaklit, ekskluzivisht në televizionin Klan.
Këngëtarja dhe moderatorja Alketa Vejsiu tha se së shpejti do të nisin edhe audicionet për “X-Factor Albania”.
Spektakli vjen me të gjitha të drejtat e transmetimit, posaçërisht për Tv Klan, pas një konkurrimi që u zhvillua nga kompania ndërkombëtare “FremantleMedia” e cila ka të drejtën e dhënies së patentës për vende të ndryshme të botës, të “X-Factor” dhe disa spektakleve të tjera.
Për herë të parë, The X Factor nisi në vitin 2001 në Britaninë e Madhe dhe pati një popullaritet
“X-Factor”, pas popullaritetit që gëzoi në Angli u përhap me shpejtësi në shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Spektakli është një brand i Syco - Simon Cowell’s kompani, partnere e FremantleMedia. Sipas faqes zyrtare të FremantleMedia konsiderohet si më i madhi dhe më me audiencë në Evropë, ndërkohë që me shumë sukses po ndiqet dhe në 20 vende të tjera të botës.
Vetëm në Britaninë e Madhe, “X-Factor” arriti në sezonin e shtatë të tij në 45.1 milionë shikues, ose 78.7 për qind të popullsisë britanike.