English

Zbulohen dy vëllezërit grabitës pranë liqenit Vau i Dejës

Shkodër, 18 gusht 2011, NOA – Policia e Shkodrës arrestoi dy vëllezër që kishin kryer një vjedhje pranë liqenit të Vaut të Dejës.

Dy të rinjtë e arrestuar janë Ndoj Kol Ndoca, 21 vjeç dhe Zef Kol Ndoca, 18 vjeç të dy banues në liqenin Vau i Dejës, në rrethin e Shkodrës.

Dy vëllezërit u ndaluan pasi falë hetimeve rezultoi sa ata ishin autorë të një vjedhjeje të ndodhur në 16.08.2011, ku në vendin e quajtur liqeni Vau i Dejës, pranë një restoranti, i vodhën një shtetaseje çantën, në të cilën kishte 530 Euro, dy telefona celularë, një aparat fotografik, një kartë identiteti dhe sende të tjera personale.

Policia e qarkut pas kontrolleve në banesën e dy shtetasve gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura dhe 300 Euro.

Dy vëllezërit e ndaluar akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

mit/NOA

KOMENTE