English

Alo ambulanca? Ndihmë po më vdes fëmija. Mjekët gjejnë një mace

Londër, 19 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Ishte një emergjencë, kërkohej ndihmë për një 5 vjeçar i cili ndodhej në rrezik për jetën.

Ambulanca nxitoi për të arritur sa më shpejt në shtëpi, ku ishte lajmëruar se 5 vjeçari ishte në rrezik të madh për jetën... derisa ata mbërritën dhe zbuluan se vogëlushi në të vërtetë ishte një mace.

Personeli mjekësor pohoi se në fakt ishte realizuar një mbërritje e shpejtë e ambulancave, pasi çifti i dëshpëruar kishte telefonuar 999, duke kërkuar ndihmë për “5 vjeçarin e tyre”.

Kur ekipi i ndihmës së shpejtë, mbërriti në shtëpi, ata panë çiftin të mbushur me lot, duke qëndruar pranë maces së tyre.

Një zëdhënës i spitalit tha: “Kjo ishte një situatë jo reale. Ne kemi marrë disa telefonata pa kuptim, por asnjë herë si kjo. Unë nuk mund ta kuptoj pse ata nuk u përpoqën të thërrisnin një veteriner. Disa njerëz mendojnë se numri i telefonit 999 mbulon gjithçka.”

Lidhja e shërbimit të ambulancës së Anglisë, ishte paksa e çuditshme nga njoftimi i çiftit të huaj.

Por punonjësit e kësaj ambulance u shprehën më pas se çifti mund të ketë qenë i hutuar për shkak të situatës së pakëndshme që i është krijuar.

Një zëdhënës i shërbimit tha: "Ne do t’i kujtojmë njerëzve se 999 është një litar shpëtimi për jetë njerëzish, por jo për jetën e kafshëve”.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE