English

Armë pa leje dhe drogë, arrestohet babai dhe djali

Shkodër, 19 gusht, NOA – Dy persona nga e njëjta familje kanë rënë dje në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar janë; Zef Nikoll Frroku, 54 vjeç, Besnik Zef Frroku, 22 vjeç, baba e bir, banues në fshatin Lum i Zi, rrethi Pukë

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 17.30, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër.

Pas marrjes së informacioneve për veprimtarinë e jashtë ligjshme të tyre policia ka shkuar në fshat dhe ka bërë kontrollin në banesë dhe në pronat e tyre. Atyre ju bllokuan 120 rrënjë bime canabis sativa, të cilat ishin mbjellur në arën e tyre. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë ju sekuestruan dhe 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë dhe 30 fishekë,

Pas arrestimit ndaj tyre ka nisur procedimi penal për “Kultivimit bimëve narkotike” dhe “Armembajtje pa leje”.

a.k/NOA

KOMENTE