English

Bie nga kati i pestë i pallatit, vdes 43-vjeçari baba i dy fëmijëve

Tiranë, 19 gusht 2011, NOA – Një 43-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ra nga kati i pestë i një pallati në ndërtim në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pranë stacionit të Porcelanit në Tiranë.

43-vjeçari quhet Josif Xhatipi, dhe është babai i dy fëmijëve.

Burime nga vendngjarja thanë për agjencinë NOA se Xhatipi ra nga kati i pestë i pallatit, ndërsa ishte duke punuar në tarracën e tij.

Sipas policisë vdekja e 43-vjeçarit është aksidentale.

mit/NOA

KOMENTE
  • Rrespekte14:08 - 19 Gusht 2011
    mmmmm Ngushellimet e Mija te perzemerta familjes...