English

Bursat evropiane në pikiatë, BE raport për eurobondin

E premte, 19 gusht 2011, NOA – Për bursat botërore edhe kjo e premte shënoi një tjetër pikiatë, pas rënies së djeshme të tregjeve evropiane dhe Wall Street-it, ndërkohë që ari rritet në një rekord të ri historik.

Bursat e kontinentit të vjetër u mbyllën me -3 përqind, ndërsa mbetet ende potenciale frika e krizës financiare në SHBA.

Bursta e Dow Jones shënoi l'1,47%, Nasdak l'1,57%, S&P 500 l'1,66 përqind.

Ndërkohë titujt në bursat evropiane vijuan rënien ku Londra shënoi -2,69%; Parisi 3,17%; Frankfurti -3,81%; Madridi -3,14%; Milano -3,10%; Amsterdami -3,49%; Stokholmi -2,68% dhe Zyrihu -2,90%.

Ndërkohë shitja e arit ka arritur një rekord të ri historik në Londër me 2,6%, në 1.871,50 dollarë/onc dhe në tregjet aziatike, ku u shit me një vlerë rekord prej 1.870 dollarësh.

Vijon të rritet edhe vlera e frangës zvicerane.

Edhe bursa e Tokios u mbyll me një rënie të ndjeshme, po kështu keq u mbyllën edhe bursat e Shanghai-t e Hong Kong-ut.

Sipas të dhënave bursa e Tokyo-s u mbyll me -2,51%, e Hong Kong-ut me -3,08%, e Seulit -6,2 dhe e Mumbai-t -1,99%.

Kjo mbyllje e errët për bursat ka rritur frikën e ekspertëve për një krizë të re e të dhunshme financiare që do të shënonte një recesion të ri në ekonominë e brishtë globale. Nisur nga kjo rënie në tregje, Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonimike dhe Financiare Olli Rehn deklaroi se Bashkimi Europian mund të paraqesë një draft për emetimin e përbashkët të eurobondit si dhe të prezantojë një studim mbi fizibilitetin e titujve ekuivalentë.

“Komisioni Europian do të paraqesë një raport në Parlamentin Europian dhe në KiE për të vënë në jetë një sistem të përbashkët emetimi për eurobondet e vendeve të BE-së”, tha Rehn.

mit/NOA

KOMENTE