English

Elbasan, daja plagos me armë nipin e më pas veten

Elbasan, 19 gusht 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak më parë në fshatin Vidhas të Elbasanit ku nipi ka mbetur i plagosur nga duart e dajës së tij.

Sipas të dhënave paraprake flitet se në një debat e sipër daja i të riut të plagosur i moshës 17 vjeçare, është identifikuar si Andi Çela, ndërsa nipi mban inicialet D.Salla.

Mësohet se 17 vjeçari është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit për shkak të pklagëve të marra dhe gjendjes kritike për jetën.

Por pas kësaj edhe 25 vjeçari Çela është vetëplagosur, por plaga e marrë nuk i rrezikon jetën.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje ndërsa nuk bëhen të ditura ende arsyet e kësaj ngjarje.

a.y/NOA

KOMENTE