Fushë-Krujë, 19 gusht 2011, NOA – Flakët e zjarrit përfshinë në orët e drekës një zonë pranë fabrikës së çimentos, në Fushë-Krujë.
Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit dhe nëse objektiv i zjarrvënies është fabrika e çimentos, e cila muajt e fundit ka qenë objekt i disa incidenteve.
Vatra e zjarrit është e madhe dhe për shuarjen e tij po punojnë zjarrfikësit e zonës, ndërkohë që janë thirrur për ndihmë edhe ata të Durrësit.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat e rënies së zjarrit.
mit/NOA