Elbasan, 19 gusht 2011, NOA- Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Thanë të Elbasanit.
Viktima i cili mendohet të jetë mbytur, është identifikuar si Haziz Eshja i moshës 80 vjeçare, banues në fshatin Bujqës të Elbasanit.
Trupi i pajetë i të moshuarit është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pas kësaj trupi i 80 vjeçarit është dërguar drejt morgut të qytetit nga ku pritet ardhja e familjarëve.
a.y/NOA