Vlorë, 19 gusht 2011, NOA – Një 44-vjeçar nga Fieri që tentoi të vriste një shtetase nga Vlora në muajin prill është arrestuar nga policia e Vlorës.
Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Ysmet Ahmet Ahmetaj nga fshati Vreshtaz i Fierit.
Ai ishte shpallur në kërkim për shkak se Gjykata e Vlorës kishte marrë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ysmet Ahmetaj është nën akuzë pasi dyshohet se më datë 15.04.2011 ka tentuar të vrasë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasen 63-vjeçare S. T., lindur në Ramicë dhe banuese në Mekat, të Vlorës.
Ysmet Ahmetaj do të procedohet penalisht për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake pa leje.
mit/NOA