English

Kundërshtuan martesën, adoleshenti vret nënën e të dashurës dhe shoqen e saj

E premte, 19 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy gra nga Irlanda e Veriut u vranë në një pyll në Turqi nga një 17 vjeçar dhe shkak për këtë u bë një lidhje dashurie.

Adoleshenti turk i quajtur Recep Celik, thuhet se e ka kryer krimin pas një grindje rreth martesës dhe lidhjes së tij me vajzën e njërës nga viktimat.

Dy gratë kishin ardhur nga Irlanda drejt Turqisë dhe quheshin Marion Elizabeth Graham dhe Kathy Dinsmore, të dyja 54 vjeçe.

Alarmi për këtë rast u vu nga vajza e zonjës Graham, 15 vjeçarja Shannon, pasi të dyja mendoheshin se ishin në Newry, County Down, por që nuk ishin kthyer nga udhëtimi i tyre.

Një agjenci turke e lajmeve pretendon se adoleshenti turk i ekzekutoi dy gratë pasi nuk ranë dakord që ai të martohej me vajzën Shanon 15 vjeç.

Ndërsa media të tjera thonë se shkak për këtë vrasje mendohet të ketë qenë se dy gratë po mundoheshin të mbronin 15 vjeçaren nga i dashuri abuziv dhe për këtë kishin shkuar ti thonin Recep Celik se ishin kundër lidhjes së tij me Shanon.

Dy gratë ishin në lagjen Buca të Izmirit i identifikuar si vendi ku ndodhi krimi.

Burimet lokale thonë se Marion, nga pjesa e poshtmee e Irlandës së Veriut, kishte shkuar për të kaluar verën në Turqi, pasi ishte martuar me një burrë kurd. Medohet se Shannon ra me një turmë të rinjsh të cilët abuzonin me të, gjatë udhëtimit të verës dhe se po vuante abuzimin nga duart e të dashurit të saj. Policia turke pyeti fillimisht të dashurin e vajzës, i cili mohoi çdo përfshirje me zhdukjen e tyre, por, pas një kërkimi të veshjeve të gjakosur ato u gjetën në një kazan. Media lokale pohoi se kur u përball me rrobat Recep pranoi përfshirjen e tij në ngjarje.

Mësohet se djali i ri kishte marrë një taksi dhe kishte shkuar të takonte gratë duke i marrë ato me vete për ti çuar më pas rreth 100 kilometra larg Izmirit nën pretekstin për të takuar babanë e tij dhe për tu kërkuar dorën e vajzës.

Më pas dyshohet se i riu i ka marrë dy gratë me makinën e babit të tij në një zonë të thellë pyjore për ti qëlluar me thikë deri në vdekje, por ende nuk dihet nëse gratë u takuan me babanë e të riut. Ndërkaq 17 vjeçari është arrestuar dhe është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, ndërsa taksisti dhe i ati i djalit dhanë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.

Sakaq pritet dëshmia e 15 vjeçares Shanon, e cila është edhe burimi kryesor për marrjen e të dhënave rreth ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE