English

Maqedoni, dy ambasadorë dyshohen si ish-spiunë

E premte, 19 gusht 2011, NOA- Dy ambasadorë aktual të Maqedonisë janë përmendur në dokumentet e shërbimeve sekrete si bashkëpunëtorë të tyre.

Kjo bëhet e ditur nga burime pranë Komisionit të Lustrimit, të cilët kanë theksuar se dy emrat e ambasadorëve aktual janë pjesë e listës së 25 ish-funksionarëve të lartë shtetëror.

Komisioni për lustrimin nuk ka bërë publik asnjë emër, ndërsa në mbledhjen e mbajtur sot janë shqyrtuar dhe verifikuar deklaratat e 77 bartësve të funksioneve publike, se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Komisioni për lustrimin ka shprehur pakënaqësi lidhur me neglizhencën e funksionarëve shtetëror dhe personaliteteve publike që nuk kanë dorëzuar deklaratat për të vërtetuar se nuk kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

(INA)/NOA

KOMENTE