English

Masakër në Pakistan, adoleshenti hedh në erë xhaminë me qindra besimtarë brenda

E premte, 19 gusht 2011, NOA- Një masakër ka ndodhur në një xhami në Pakistan, teksa një bombë shpërtheu në vendin ku po zhvillohej një kult në territorin e Khyber Agency, në kufi me Afganistanin, duke shkaktuar një bilanc me 50 të vdekur dhe 60 të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në xhaminë Jamea Nasjid në Jamrood dhe në kohën e shpërthimit xhamia ishte plot me njerëz.

Nga spitali i Peshavar vijnë lajme për dhjetëra të plagosur në gjendje kritike për jetën.

Siç thuhet nga ana e policisë lokale, kamikazi mendohet të ketë qenë një adoleshent i moshës 16 vjeçare.

Bëhet e ditur se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që provokoi edhe rënien e çatisë së xhamisë, brenda të cilës ndodheshin qindra besimtarë të cilët merrnin pjesë në lutjen e së premtes në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

a.y/NOA

KOMENTE