English

Nike premton, brenda 2020 asnjë substancë toksike

E premte, 19 gusht 2011, NOA- Kompania e njohur Nike deklaron se brenda vitit 2020 do ta reduktojë deri në zero përmbajtjen e substancave kimike dhe toksike.

Kolosi i veshjeve sportive shpjegon se e ka marrë këtë vendim në respekt të detyrimit ndaj klientëve si dhe në mbrojtje të ujit dhe ambientit.

Më herët kompani të tjera të veshjeve kanë deklaruar se do të ulin përmbajtjen e lëndëve toksike dhe kimike por në rast se mban fjalën, kompania Nike do të jetë e vetmja që i redukton këto elemente në masën 0%.

a.y/NOA

KOMENTE