English

OKB paralajmëron për shtim dhune në Lindjen e Mesme

Nju Jork, 19 gusht, NOA - Seria e sulmeve terroriste në jug të Izraelit ka shkaktuar shqetësim për rrezikun e një përshkallëzimi të ri të dhunës në Lindjen e Mesme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon dënoi sulmet dhe i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

Gjithashtu ai kërkoi nga të gjitha palët veprime të matura. Edhe shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, shprehu keqardhje për sulmet. Nga një seri sulmesh terroriste të koordinuara në afërsi të qytetit turistik Eilat në Detin e Kuq, sipas të dhënave më të fundit të ushtrisë vdiqën tetë izraelitë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën.

Izraeli reagoi menjëherë me hakmarrje dhe sulme ajrore mbi caqet në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave palestineze, nga këto sulme humbën jetën gjashtë njerëz.

NOA/DV

KOMENTE